Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Engjëlli” Merino shpëton Spanjën/ Kampionët e botës fitojnë 2-1 me përmbysje ndaj Kroacisë

schedule12:05 - 7 Tetor, 2026

schedule 12:05 - 7 Tetor, 2026

E ka bërë disa herë, dhe këtë herë për pak e pësoi.

Spanja mund të jetë skuadra më e shkëlqyer e botës, kampione e rruzullit dhe kampione e Europës, por ndodh që yjet e saj dalin pa dëshirë në fushën e lojës, dhe imazhi është krejt tjetër.

Kështu ndodhi në ndeshjen e Ligës së Kombeve në fushën e Kroacisë, në stadiumin “Poljud” të Splitit, ku “Furitë e Kuqe” vuajtën aq shumë, dhe në fund fitorja 2-1 nuk ishte e merituar.



Rreth 33 000 tifozë në tribunat e impiantit ikonik dalmat u kënaqën nga reagimi I “Të Zjarrtëve” pas turpërimit me shifrat 7-0 ndaj Anglisë në shtëpi.

Perishiç kaloi ballkanasit përpara në 17’, dhe kroatët e trajnerit Biliç, iu përgjigjën në çdo moment një ekipi superior.

Edhe pse Spanja mbajti topin 72 për qind, gjuajtjet ishin barabar, nga 10, ndërsa ato në kuadrat 5-3 për vendasit.

Gjithsesi, një skuadër që ka një stol të jashtëzakonshëm mund t’ia dalë edhe kur luan dobët.

Trajneri De la Fuente largoi nga fusha të tillë si Rodrin, Lamin Jamalin, Pedrin, Dani Olmon dhe Baenën, ndërsa shpëtimtari ishte I njëjti.

Për më tepër, u ndihmua nga kartoni I kuq I Perishiçit në 79’.

Mikel Merino është “engjëlli” që mbron Spanjën me golat në sekondat e fundit.

Edhe këtë herë, hyri në fushë në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në 61’ e duke siguruar fitoren në 88’.

Kampionët e botës kryesojnë grupin në Nivelin A të Ligës së Kombeve me 12 pikë të plota.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!