Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë 100 qytetarë që e kanë fituar betejën me sëmundjen e koronavirusit.
Lajmi konfirmohet nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Instagram.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 100 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.
Krahasuar me ditën e djeshme numri është më i vogël, pasi në 24 orët e kaluara ishin 150 qytetarë që e fituan betejën me virusin e rrezikshëm.e.su./abcnews.al