Projekti i fundit i Dafina Zeqiri mund të jetë një “diss”, me kë e ka artistja?

schedule13:00 - 8 Tetor, 2020

schedule 13:00 - 8 Tetor, 2020

Dafina Zeqiri është padyshim një ndër artistet më të suksesshme shqiptare, e cilësuar shpesh edhe si diva e muzikës shqiptare. Së fundmi, autorja e hitit “Aman” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me disa mesazhe që ka përcjellë në rrjete sociale, ku flet për zilinë.

Megjithëse, këngëtarja nuk ka treguar se nëse bëhet fjalë për një diss ndaj dikujt, duket se kjo do të jetë fabula e këngës që këngëtarja do të publikojë së shpejti. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory, por duke mos bërë me dije datën e publikimit.

Jam e lodhur nga ato femra që pretendojnë se janë feministe, bërtasin për ndihmë. Dhe kur ju hap një derë? Ato të kthehen kundër dhe madje edhe përpiqen… është shumë për të qeshur… ato përpiqen të të bëjnë ‘diss’ ty.

Do të kem gjithmonë mbështetjen e vajzave të mia! Vajza jini vigjilente! Jo çdokush që ndihmoni është njeri i mirë! Karma ka një mënyrë shumë qesharake për të zbuluar të vërtetën… Ti e di se kush je!”, shkruan Dafina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!