Në Korçë është çelur sezoni turistik me paradën e karnavaleve. Qindra qytetarë populluan pedonalen e qytetit për të parë nga afër karnavalet.
Kllounët dhe kërcimtarët me performancën e tyre sollën një atmosferë ndryshe për korçarët.
Gjithashtu, në këtë festival nuk kanë munguar muzika klasike, kërcimet, ballot me maska apo dhe këngët tradicionale e romantike të serenatës korçare.
Ky është viti i 11 që organizohen karnavalet në Korçë./abcnews.al