Katër automatikë, 4 krehëra model 56, 210 fishekë model 56 si dhe 246 kg kanabis janë sekuestruar nga Policia e Vlorës ditën e djeshme në fshatin Kuç, ndërsa është shpallur në kërkim një 35 vjeçar. Policia njofton se armët janë gjetur në stanin e shtetasit me iniciale A.N., ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë
Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ditën e djeshme në fshatin Kuç, në stanin e shtetasit A.N., kanë sekuestruar :
4 armë zjarri tip automatik
4 krehëra model 56
210 fishekë model 56 si dhe
246 kg kanabis.
Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Mbajtja pa leje e prodhimi armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal. /abcnews.al

