PD: Mjekët e infermierët po ikin nga vendi, qëkur Edi Rama projektoi shëndetësinë e koncesioneve

schedule21:24 - 6 Tetor, 2020

schedule 21:24 - 6 Tetor, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar këtët të martë në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama se në vendin tonë nuk ka mungesë mjekësh.

Spahia përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, shprehet kundër kësaj deklarate duke theksuar se mjekët e infermierët po ikin nga vendi, qëkur Edi Rama projektoi shëndetësinë e koncesioneve për xhepin e vet.

Ndër të tjera ish deputeti demokrat shkruan se askush nuk e beson më gënjeshtarin patologjik që kërkon të abuzojë prapë me jetët e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

GENJESHTAR DHE MASHTRUES PATOLOGJIK!!!

Hajde rrena me shumicë! As skuqet e as zverdhët! Mashtron me zë e me figurë! Mjekët e infermierët po ikin nga vendi, qëkur Edi Rama projektoi shëndetësinë e koncesioneve për xhepin e vet.

Por Edi Rama thotë që kjo nuk ndodh! Faktet e nxjerrin keqbërës dhe mashtrues!

Askush nuk e beson më gënjeshtarin patologjik që kërkon të abuzojë prapë me jetët e shqiptarëve! #25Prill#ShporrimMashtruesin./abcnews.al

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2743228556004527&id=100009522289777

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!