Maxim Osipov prezanton në Tiranë veprën “Klithma e zogut të shtëpisë”

schedule19:40 - 1 Qershor, 2018

schedule 19:40 - 1 Qershor, 2018

Shkrimtari rus, Maxim Osipov, vjen në shqip me veprën “Klithma e zogut të shtëpisë”, shqipëruar nga Myzejen Shapllo. Osipov nga kritika është cilësuar si Çehovi i ri, për shkak të cilësisë artistike.

Cilësuar nga kritika si Çehovi i ri, shkrimtari rus, Maxim Osipov, vjen për herë të parë në Shqipëri, për të komunikuar me lexuesin shqiptar për veprën “Klithma e zogut të shtëpisë”, e cila flet tashmë edhe shqip. Ai shpreh befasinë e hovit të Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist, duke e krahasuar edhe me Rusinë. Megjithëse asnjëherë nuk ka preferuar të ngatërrohet me politikën, ai është i mendimit se nuk shpëton prej saj, pasi nga ajo varen fatet tona.

Ai në këtë vepër, ironizon edhe Vladimir Putin në tregimin “Përjetësi”. Kardiologu shkrimtar, që nga viti 2007 i është dedikuar pasionit të tij, letërsisë, pasi në këtë moshë, ai thotë se nuk do ndërrojë profesion, por  është nderuar me çmime dhe vlerësime nga kritika dhe deri tani është përkthyer  në 14 gjuhë të botës. Nga ana tjetër, ai është edhe një dramturg i suksesshëm ku pjeset e tij janë vënë në teatro të ndryshëm në Rusi. Ai jeton në Tarusa ,qyteti i ashtuquajtur i artistëve, 130 kilometër larg Rusisë./abcnews.al