Anijet e peshkatarëve që ndodhen të ankoruara në kalatën e portit të Durrësit duhet të zhvendosen. Aty do të nise një investim dhe mjetet lundruese do të ankorohen tek porti i ri. Peshkatarët thonë se porti i ri nuk ka kapacitete për të strehuar 30 anijet që presin të riparohen ndaj kërkojnë një zgjidhje.
Në portin e Durrësit do të nisë një investim për zgjerimin e kalatës ku ankorohen tragetet. Për këtë shkak, autoritetet shtetëtore kanë kërkuar që të lirohet kjo zonë nga të gjitha anijet e peshkimit që ndodhen aty.
Rreth 30 të tilla jashtë funksionit që presin të riparohen, duhet të kalojne tek porti i ri i peshkimit. Por peshkatarët thonë se porti i ri nuk ka hapësirën e nevojshme për të ankoruar mjetet lundruese.
Klodiam Kapiti: “Një ndërhyrje që për këto anije të ketë një vend të caktuar brenda basenit aktual sepse siç e dini porti i ri i peshkimit nuk i përmbush kushtete për t’i strehuar të gjitha anijet e peshkimit”.
Poseduesit e këtyre mjeteve lundruese kërkojnë të shikohet mundësia për tu strehuar diku në një ndër kalatat e portit të Durrësit deri në riparimin e tyre./abcnews.al