Shkodër, gjendet e vdekur në parking 32-vjeçarja

schedule20:50 - 31 Maj, 2018

schedule 20:50 - 31 Maj, 2018

Një vajzë 22-vjeçare është gjetur e vdekur në parkingun e një restoranti në Melgushë, të Shkodrës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se vajza është vetëhelmuar. Ende nuk ka të dhëna për identitetin e saj.

Mësohet se vajza ka qenë në një dasëm dhe pasi ka dalë prej aty i ka dhënë fund jetës. Ekspertiza pritet të zbardhë edhe shkaqet e ngjarjes.

Shkodër, Informacion Paraprak i Policisë

Me date 31.05.2018 në orën 20.35 jemi njoftuar se në fshatin Melgushë, Shkoder jashtë një lokali, ka vdekur shtetasja Gj. Ç. 32 vjeçe banuese në “Ndoc Mazi” Shkoder.

Nga informacionet paraprake të marra nga familjarët mesohet se pasi ka pas probleme shendetësore ka dalur jashtë lokalit dhe në pritje të ambulancës ka ndërruar jetë, e cila është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Po kryhen veprimet me grup hetimor dhe nga mjeku-ligjor për percaktimin e shkakut të vdekjes./ abcnews.al