Si të zbardhni dhëmbët në mënyra natyrale

schedule13:42 - 5 Tetor, 2020

schedule 13:42 - 5 Tetor, 2020

Një buzëqeshje e ndritshme nuk është e rëndësishme vetëm për arsye estetike por është pasqyrë për higjienën orale.

Sidoqoftë, dhëmbët bëhen të verdhë sepse disa ushqime dhe pije kanë pigmente, por edhe acide që dëmtojnë smaltin e tyre. Përveç pastrimit të duhur të përditshëm, ekzistojnë mënyra natyrore për t’i mbajtur dhëmbët tuaj më të bardhë.

Sipas hulumtimeve të fundit, selino dhe karota, arrat dhe farat e susamit ndihmojnë në heqjen e pllakave në mënyrë natyrale dhe shkëlqimin e dhëmbëve.

Përveç kësaj, një mënyrë për një buzëqeshje më të ndritshme është soda e bukës. Në një filxhan çaj shtoni një lugë çaji sodë buke dhe më pas vendosni sasinë e zakonshme të pastës që përdorni për të larë dhëmbët. Më pas lani dhëmbët si zakonisht. Soda e bukës rrit vetitë zbardhuese të pastës tuaj të dhëmbëve. l.k/abcnews.al