6 të arrestuar në Fier, policia zbardh detajet

schedule10:05 - 5 Tetor, 2020

schedule 10:05 - 5 Tetor, 2020

Policia e Fierit ka arrestuar gjashtë persona për krime të ndryshme gjatë fundjavës. Njëri prej të arrestuarve ishte i shpallur në kërkim për plagosje.

Kështu, specialistët u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës” një 21 vjeçar, një 32 vjeçar dhe një 47 vjeçar, të cilët nuk i janë bindur punonjësve të Policisë së Rendit publik duke i kundërshtuar me dhunë dhe i kanë kanosur për shkak të detyrës.

Policia zbuloi pas kryerjes së testit të alkoolit dhe 47-vjeçari ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, shkak i cili duket se i ka çuar ata që të kundërshtojnë forcat e rendit.

Gjithashtu, në fshatin Tojkan të Cakranit është arrestuar një 50 vjeçar, i cili dyshohet se tentoi të mbjellë lëndë narkotike.

Po ashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 18 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Benz” i papajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!