Rikthehet teatri veror, 400 artistë çelin stinën e koncerteve

schedule12:35 - 31 Maj, 2018

schedule 12:35 - 31 Maj, 2018

Kryeqytetit i rikthehet Teatri Veror tek Liqeni Artificial. 400 artistë çelen stinën e koncerteve ndersa kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se kur ka bashkëpunim mund të bëhen gjëra që mendoheshin të pamundura.

Tirana ka tashmë një tjetër skenë, që do të mirëpresë publikun me koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore.

Amfiteatri do ta shndërrojë parkun e liqenit artificial në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

Tingujt e Bandës së Forcave të Armatosura dhe 400 artistë u ngjitën në skenën e re te artit duke shenuar edhe celjen e saj.

“Lajmi i mirë është që pothuaj se çdo natë do të ketë një aktivitet dhe mbi të gjitha ta gëzojmë Amfiteatrin e rilindur të Liqenit të Tiranës”, tha Veliaj.

Këto investime sipas kryebashkiakut jo vetëm që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve, por njëkohësisht do të gjenerojnë edhe të ardhura për ekonominë e qytetit.

“Ne patëm një sherr shumë të madh këtu te këndi i lodrave, patëm një të tillë më të vogël këtu, por gjithmonë u them njerëzve, atyre që thonë, ne s’kemi bukë të hamë, ju bëni teatër e bëni koncert. Nëse qëllimi kryesor i bashkive e qyteteve do të ishte buka, bashkitë do të ishin furra të mëdha buke. Ata që mendojnë se vetëm buka është ajo që na intereson, lajmi i mirë është që ky teatër do të prodhojë edhe më shumë bukë sepse do të prodhojë më shumë ekonomi, do të ketë më shumë artistë që do të kenë aktivitete, prej tyre do të gjenerohet turizmi në Tiranë”, nënvizoi kryebashkiaku i Tiranës.

Kryetari Veliaj garantoi se puna për realizimin e projekteve transformuese nuk do të ndalet.

“Për mua kanë qenë tre vitet më të bukura të jetës sime dhe unë ju falënderoj me gjithë zemër për besimi.  Ditët më të mira, ne i kemi përpara! Ne kemi treguar këtu në Tiranë që kur ne bashkëpunojmë, kur i shtrëngojmë dorën njëri–tjetrit, kur kemi pak më shumë besim te njëri – tjetri, ne mund të bëjmë mrekulli, gjëra që më përpara mendoheshin të pamundura. Duhet të vazhdojmë edhe këtë vit të fundit të këtij mandati, të ecim me besim. Kemi ende shumë punë për të bërë, duke filluar nga teatro të tjerë, edhe kështu me iniciativa të tjera, por duhet besim”,

Pas rikonstruksionit, amfiteatri është pajisur me skenë, podium, dhomat e zhveshjes së artistëve, edhe sallën teknike nga ku projektohet në skenë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!