Manchester United-Tottenham ka nisur “zjarr”. 46 sekonda i janë dashur vendasve për të fituar një penallti. Anthony Martial u rrëzua në zonë dhe penallti për ekipin e Solskjaer.
Një vendim shumë i dyshimtë, teksa Spurs vijojnë të ndëshkohen me penallti kundra. Ekzekutimin e mori përsipër Bruno Fernandes.
Portugezi është i pagabueshëm dhe topi në rrjetë. Gjithsesi, djemtë e Jose Mourinhos nuk u demoralizuan dhe përmbysën gjithçka shumë shpejt.
Minuta e katërt, gafë e mbrojtjes së “Djajve të Kuq” dhe aty përfitoi Tanguy Ndombele, i cili gjeti golin me një goditje nga brenda zonës kundërshtare.
Tre minuta më pas erdhi edhe rrjeta e Son-Heung-Min. Asist i Kane, koreani nis sprintin e tij dhe mposht De Gean me një goditje të ëmbël. /abcnews.al