Meta takon nën Sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirëpresim investimet e kompanive Amerikane

schedule11:42 - 3 Tetor, 2020

schedule 11:42 - 3 Tetor, 2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të shtunë ka zhvilluar një takim me Nën Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Kreu i shtetit në këtë takim ka vlerësuar kontributin thelbësor të Shteteve të Bashkuara për të gjitha zhvillimet demokratike dhe ekonomike në vendin tonë, si dhe konsolidimin e paqes e sigurisë në rajon,

Ndër të tjera Meta ka theksuar rëndësinë që ka vizita e tij për të konsoliduar e forcuar marrëdhëniet tona ekonomike, të cilat duhet të ngrihen në nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike.

“Ne mirëpresim investimet e kompanive Amerikane në Shqipëri”, ka thënë Meta.

Gjithashtu presidenti ka vlerësuar lart vijimin e angazhimit tradicional të SHBA-së në drejtim të forcimit dhe konsolidimit të shtetit ligjor, si një garanci për investime afatgjata strategjike të SHBA-së në vendin tonë dhe në rajon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!