Klubi i Leicester City ka konfirmuar pak çaste më parë blerjen e mbrojtësit të Saint-Etienne, Wesley Fofana. 19-vjeçari është lojtari më i ri i “Dhelprave” dhe do t’i bashkohet ekipit në prag të përgatitjeve për sfidën e kësaj fundjave me West Ham United.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. E kam ndjekur me kujdes Leicesterin që kur fitoi titullin kampion dhe ne jemi një nga top klubet e Premier Leagues. E di se kam shumë gjëra për të mësuar nga shokët e ekipit dhe nga trajneri, i cili ishte arsyeja kryesore se pse unë erdha këtu. Mezi po pres të filloj këtë aventurën të re,” deklaron Fofana për “LCFC.com”.
Leicester City is delighted to confirm the signing of defender @Wesley_Fofanaa from Ligue 1 side AS Saint-Étienne for an undisclosed fee, subject to Premier League and international clearance ??#WelcomeWesley
— Leicester City (@LCFC) October 2, 2020
Mbrojtësi francez debutoi me Saint-Etienne në maj të vitit 2019 dhe që nga ajo kohë ai ka luajtur në 25 ndeshje me ta. Fofana ka firmosur për pesë sezone me Leicester si dhe është grumbulluar nga kombëtarja franceze e U-21. /abcnews.al