Lista serbe gjobitet me 22 mijë euro për sotin zgjedhor

schedule12:35 - 24 Tetor, 2017

schedule 12:35 - 24 Tetor, 2017

Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa në Kosovë ka gjobitur me 22 mijë euro listën serbe pas ankesës së dorëzuar nga BIRN dhe Internjus Kosova rreth përmbajtjes jo korrekte të spotit zgjedhor të kësaj partie
Një spot zgjedhor i Listës Serbe me fjalët: “Vota për Listën Serbe është votë për Serbinë në Kosovë dhe Metohi”, i ka kushtuar me 22 mijë euro gjobë partisë me seli në veri të Kosovës. BIRN dhe Internjus Kosova më 18 tetor dorëzuan një ankesë ndaj Listës Serbe për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike. Në ankesë shkruhej se spoti i publikuar në faqen e Listës Serbe shkelte Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe më saktë nenin 33 sipas të cilit: “përdorimi i gjuhës, në formën e shkruar ose gojore, që nxit ose provokon, ose që mund të nxisë ose provokojë, një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave tjerë ose pasurisë, ose e cila nxit apo mund të nxisë urrejtje kundrejt të tjerëve, ose duke publikuar ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo lloj materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë – sanksionohet me gjobë”. BIRN shton se në spotin e Listës Serbe thuhej se “Vota për Listën Serbe ishte votë për Serbinë në Kosovë dhe Metohi”, gjithashtu në spot paraqitej një hartë e Serbisë me gjithë Kosovën brenda saj. Lista Serbe në përgjigjen e saj për PZAP ka theksuar se postimi nuk ishte bërë në faqen e tyre dhe se ata nuk administrojnë faqen në “Facebook”, ku është publikuar spoti. Po ashtu, ky subjekt është arsyetuar se një video të tillë mund ta kenë postuar edhe kundërshtarët e tyre politikë me qëllim që t’i dëmtojnë. Por spoti me përmbajtjen e theksuar më lartë ishte edhe në faqen zyrtare të Listës Serbe dhe nuk ishin marrë masat për ta larguar atë me arsyetimin se nuk kanë mundur ta gjejnë video-spotin.
Deri më tani si rezultat i ankesave të dërguara në PZAP nga BIRN dhe Interneës Kosova janë dhënë rreth 98 mijë euro gjoba ndaj subjekteve politike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!