Vesa Luma është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Prej kohësh këngëtarja është distancuar nga muzika pasi u zhvendos së bashku me familjen e saj në Zelandën e Re. Megjithëse larg Shqipërisë, këngëtarja dhe partneri i saj Big Basta përpiqen të qëndrojnë sa më pranë fansave të tyre, duke qenë sa më aktivë në rrjete sociale.
Së fundmi, autorja e hitit “Edhe një fundvit” ka ndarë një video të ëmbël të të birit duke kënduar. Këngëtarja dhe i biri e kanë nisur ditën me një këngë shqip drejtuar mamasë së saj përmes një videocall-i. “Na mungon shumë gjyshja, por kujdesemi t’i këndojmë çdo mëngjes me Viber.”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit.
Përsa i përket projekteve muzikore, kujtojmë që Vesa është shprehur se ka gati disa projekte me Big Bastën. Kjo do të thotë se rikthimi i bukuroshes në muzikë është shumë i afërt, megjithëse nuk ka dhënë detaje të reja. xh.d/abcnews.al