SHBA, përmbytjet shkatërrojnë qytetin

schedule09:35 - 30 Maj, 2018

schedule 09:35 - 30 Maj, 2018

Vërshimet nga reshjet e së dielës në një qytet të Maryland-it shkatërruan makina dhe ndërtesa, duke nxitur evakuime dhe ndërhyrje emergjente në atë zonë. Autoritetet ende po kërkojnë për një pjestar të Gardës Kombëtare, i cili mendohet se është rrëmbyer nga rryma e madhe e ujit. Siç na njeh materiali në vazhdim, stuhia ndodh kur kanë kaluar më pak se dy vjet nga koha kur një përmbytje e ngjashme goditi të njëjtin qytet, duke i detyruar banorët dhe bizneset të braktisin zonën. Banorët thonë se dëmtimet e tanishme janë shumë më të mëdha.

Rrugët dukeshin si lumenj. Pat Hiban u evakuua nga një restorant aty pranë.

“Dyshemeja u mbulua nga uji që hynte ngado.”

Uji i rrëmbyer mori me vete makinat, ndërsa njerëzit mbetën të bllokuar në ndërtesa, në pritje për ndihmë. Rrebeshi shkatërroi qytetin Ellikot, një komunitet pranë qytetit Baltimore, që është më i madhi në shtetin Maryland. Banorët thonë se dëmet janë rrënuese.

“Të dhemb në zemër”, thotë një banor, ndërsa përshkruan shkatërrimin.

Për disa ishte përjetimi i dytë i përmbytjeve. Në më pak se dy vjet një stuhi e ngjashme goditi komunitetin, duke lënë dy të vdekur dhe duke shkatërruar përgjithmonë disa biznese. Ken Kessler është banor në Qytetin Ellikot.

“Ishte një stuhi e pabesueshme. Jo të gjitha bizneset u rindërtuan. Rikthimi i stuhisë në më pak se dy vite na bën që ta përjetojmë për të dytën herë atë që ndodhi.”

Stuhia e së dielës solli dëmtime të rënda të dyqaneve dhe ndërtesave, përfshirë ato që sapo ishin rindërtuar nga përmbytjet e vitit 2016.

“E pasbesueshme që kjo do të ndodhte përsëri. Njerëzit ndjehen të mpirë dhe zemërthyer. Nuk dimë si të bëjmë”, thotë një banor.

Rrëketë e pamëshirshme prishën planet e fundjavës, por jo për një nuse dhe dhëndërin, që kurorëzuan martesen, edhe pse pas evakuimit.

“U martova me vajzën e ëndërrave të mia. Jemi të lumtur që të gjithë janë mirë”, thotë Craig Symbor i cili u evakuua nga dasma e tij.

Ndërsa autoritetet vlerësojnë dëmet, u takon banorëve të Qytetit Ellikot që të vendosin nëse do të fillojnë të ndërtojnë përsëri qytetin e rrënuar./Zëri i Amerikës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!