Studentë, prindër dhe mësues marshuan ditën e sotme në kryeqytetin grek, në Athinë pasi kërkojnë masa më të sigurta në shkolla për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Por protestat u pasuan me përleshje para Parlamentit në Athinë, ndërsa policia i është përgjigjur me gaz lotsjellës protestuesve të cilët përdorën zjarr, gurë gjatë marshimit.
Studentët edhe më herët kanë bërë thirrje nëpërmjet sindikatave që të shtohet numri i mësuesve si edhe punonjësit e pastrimit.
/abcnews.al/