Twitter bllokoi 130 llogari të lidhura me Iranin gjatë debatit të parë presidencial në SHBA

schedule13:01 - 1 Tetor, 2020

schedule 13:01 - 1 Tetor, 2020

Twitter bllokoi 130 llogari të lidhura me Iranin gjatë debatit të parë presidencial të SHBA-së, midis presidentit Donald Trump dhe demokratit Joe Biden.

Sipas informacioneve të marra nga FBI-ja, llogaritë po përpiqeshin të ndërhynin në bisedën midis Trump-Biden. Përmbajtja e llogarive  do të botohet plotësisht pasi të ketë përfunduar hetimi nga ana e FBI-së.

Ndërkohë Twitter ka deklaruar se po bashkëpunon më Facebook-un për të identifikuar dhe fshirë 350 llogari të cilat mund të përdoren nga shërbimet e inteligjencës ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së.

Gjatë dy viteve të fundit, zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane kanë parashikuar se hakerat e lidhur me Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut do të përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!