Mbërrin në Rinas çarteri i parë me turistë izraelitë

schedule12:26 - 29 Maj, 2018

schedule 12:26 - 29 Maj, 2018

100 turistët e parë nga Izraeli mbërriten në tokën shqiptare mëngjesin e së martës. Për t’i pritur kishte dalë vetë ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.

Avioni i parë nga Tel Avivi u ul në Aeroportin e Rinasit pas bisedimeve të ministrit Klosi dhe homologut të tij izraelit, Yariv Levin.

Ndalesa e parë e turistëve ishte qendra e informacionit “Smile Albania” duke shënuar kështu dhe inaugurimin e zyrës së parë të informacionit në një nga pikat hyrëse të Shqipërisë.

 “Kompania Albawings nuk është e vetmja që do të sjellë çartera nga Izraeli. Po ashtu kompania IsraAir fillon fluturimet javën tjetër duke e cuar në 4 numrin e charterave që vijnë drejtpërsëdrejti nga Izraeli në Rinas dhe po ashtu  gjatë gjithë sezonit turistik pritet që të vijnë rreth 300 chartera të cilët do të sjellin turistë jo vetëm nga Izraeli, Skandinavia, Polonia, Çekia, Lituania por edhe nga Anglia,  Gjermania dhe priten edhe surpriza të reja të cilat ne do t’i shpalosim ditë pas dite gjatë sezonit turistik.”

Ndërsa zyrat e informacionit do të ngrihen edhe në pikat e tjera hyrëse në vend. 1 mijë të rinj do të jenë, ata që do të mirëpresin turistët përgjatë dy muajve në vijim./abcnews.al