Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ 4 gola për 17 minuta: Gafë e Handanovic, rrjeta e parë zikaltër për Hakimin

schedule18:44 - 30 Shtator, 2020

schedule 18:44 - 30 Shtator, 2020

Katër gola të tjerë në Benevento-Inter. Pasi zhbllokuan rezultatin që në sekondën e 28-të me anë të Romelu Lukakut, zikaltrit dyfishuan në minutën e 25-të falë goditjes së bukur të Gagliardinit.

 

Tre minuta më vonë, mesfushori dhuroi një asist për Romelu Lukakun, i cili nuk gaboi dhe gjeti golin e dytë personal në këtë përballje. Djemtë e Pippo Inzaghit ia kanë dalë të shkurtojnë rezultatin.

 

Gafë e portierit Handanovic në minutën e 34-t dhe Gianluca Caprari e ndëshkon me një goditje të saktë, duke dërguar rezultatin në 1-3. Gjithsesi, miqtë realizuan një tjetër gol në minutën e 42-të.

 

Autori Achraf Hakimi, i cili përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Beneventos dhe dërgoi topin në rrjetë, duke gjetur golin e parë me Interin. /abcnews.al

https://streamable.com/u5fji2

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!