Pas Bashkimit Europian, Rusisë dhe Kinës një tjetër vend që synon të afirmohet në nivelin e fuqive botërore i ka thënë “JO” sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.
India deklaroi të hënën se do t’u bindet vetëm sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, por jo atyre të imponuara individualisht, sikurse kanë bërë Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit. Ministrja e Jashtme e Indisë, Sushma Sëaraj deklaroi se pozicioni i Nju Delhit është i pavarur nga ato të vendeve të tjera. “India zbaton vetëm sanksionet e OKB-së dhe ajo ato që vendosen në mënyrë të njëanshme nga ndonjë vend”, tha Sëaraj. India dhe Irani kanë një bashkëpunim të gjatë politik dhe ekonomik, me Republikën Islamike që është furnizuesi kryesor i vendit aziatik me naftë. Të hënën, ministrja Sëaraj u takua me homologun iranian Javad Zarif, të cilit i ofroi mbështetje kundër sanksioneve të Amerikës, që refuzoi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë indiane, dy ministrat diskutuan pikërisht për hapat që po ndërmerr Teherani me palët e tjera të përfshirja në Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit, pas largimit të Uashingtonit. India ka ruajtur marrëdhëniet tregtare me Iranin edhe gjatë sanksioneve të mëparshme, por atëherë u detyrua të ndërpriste importin e naftës pasi sanksionet preknin kanalet bankare dhe agjencitë e sigurimeve për çisternat. India është një vend në zhvillim dhe ritmet e saj pritet ta kthejnë atë në një fuqi të mirëfilltë ekonomike. Për këtë arsye, shumë fuqi të tjera po përpiqet ta joshin për të siguruar aleancën e saj, si Kina, Rusia, por edhe BE e Britania e Madhe. /abcnews.al