Republika Çeke ka njoftuar se mund të shpallë një gjendje të re të jashtëzakonshme, brenda disa ditësh ndërsa rastet me Covid-19 vijojnë të shtohen. Ministri i Shëndetësisë Roman Prymula i dha detajet sot dhe do ta propozojë zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme në një seancë qeveritare nesër.
Gjendja e jashtëzakonshme pritet të hyjë në fuqi të hënën. Kjo do të thotë që qeveria do të marrë masa emergjente që synojnë kryesisht shkollat dhe aktivitete të kohës së lirë.
Kjo gjendje gjithashtu e bën më të lehtë për qeverinë që të rishpërndajë punonjësit e shëndetësisë, pasi spitalet kanë filluar të mbushen përsëri me pacientë me Covid-19.
Prymula shtoi se mund të merren për të ndihmuar edhe studentët e mjekësisë.
Vendi e ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme edhe në mars, që ishte në fuqi deri në maj.
Prymula thuhet t’u ketë thënë deputetëve, në një seancë të mbyllur, se në spitalet e vendit mund të mos ketë më ventilatorë të lirë brenda disa javësh nëse numri i të shtruarve vijon të rritet. s.b/abcnews.al/