Autoritetet ruse në Krime do të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të derdhjes së karburantit në Detin e Zi, pasi dy cisterna u fundosën në ngushticën e Kerçit.
Lajmi u njoftua nga guvernatori i Krimesë, Sergei Aksenov.
“Dje biseduam me të gjithë kolegët tanë dhe u vendos për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Aksenov, raportojnë mediat e huaja.
/abcnews.al/