Amanda Seyfried ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. 34 vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Thomas Sadoski mirëpritën një djalë, lajm të cilin e bënë me dije për dy organizatat e bamirësisë INARA dhe War Child USA.
“Ne jemi kaq të lumtur që bashkohemi me INARA për të njoftuar të parët se ambasadorët tanë Amanda Seyfried dhe Thomas Sadoski mirëpritën fëmijën e tyre të dytë”, thuhet në reagimin e organizatës. Ndërkohë, dyshja përmes një deklaratë në internet u shpreh:
“Që nga lindja e vajzës sonë tre vjet më parë angazhimi ynë ndaj fëmijëve të pafajshëm që janë prekur kaq brutalisht nga konflikti dhe lufta ka qenë një forcë shtytëse në jetën tonë. Me lindjen e djalit tonë, puna e INARA dhe Lufta e Fëmijëve është bërë Ylli ynë i Veriut “. xh.d/abcnews.al




