Rama në panairin e punës në Berat: Janë afishuar 300 vende të lira pune

schedule15:30 - 27 Maj, 2018

schedule 15:30 - 27 Maj, 2018

Kryeministri Edi Rama vizitoi Panairin e Punës në Berat ku janë afishuar 300 vende të lira pune të kategorive e profileve të ndryshme. Kjo është një mundësi shumë e mirë për kreun e qeverisë edhe pë rata individë dhe familjarë që kanë dalë prej skemës së ndihmës ekonomike.

Berati është drejt realizimit të synimit të qeverisë për 25 mijë vende të reja pune nëpërmjet zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Edi Rama: “Presim rezultatet e Majit, por bazuar në Marsin dhe Prillin kur filloi një proces i organizuar ndryshe me objektiva për çdo zyrë pune dhe me projeksionet e Majit tani prekim tavanin me 10 mijë individë të punësuar nga Zyrat e Punës. Kështu që objektivi për 25 mijë vetëm nga Zyrat e Punës është i realizueshëm edhe është një objektiv domethënës për të thënë që kush vërtetë do punë dhe nuk pret në kafe një punë në shtet mund të fillojë punë”.

Mundësitë e punësimit në këtë panair janë edhe për të gjithë ata  që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike.

“Për pjesën e Marsit – Prillit kemi arritur pjesën e objektivave. Kemi arritur në 87 të ndërmmjetësuar. Nga këta janë ndërmjetësuar njëkohësisht çdo muaj punëkërkues që kanë qenë pjesë të skemës ekonomike dhe ish skemës ekonomike”.

Në takimet që kryeministri bëri me sipërmarrës në çdo stendë u vu re edhe kërkesa për zgjerim aktiviteti duke i kërkuar kryeministrit tu mundësonte marrjen e ambienteve të reja. Panairi i punës në Berat ofron 300 vende të reja pune./abcnews.al