Mali i Zi miraton ligjin për simbolet kombëtare, çfarë do të thotë kjo për shqiptarët

schedule20:55 - 28 Shtator, 2020

schedule 20:55 - 28 Shtator, 2020

Qeveria malazeze ka dhënë pëlqimin e saj rreth përdorimit të flamujve, himneve dhe ditëve të festave kombëtare të komuniteteve.

Kështu, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi. U vendos po ashtu që të përdoret flamuri kombëtar shqiptar, shqiponjën e zezë dy-krenare me sfond të kuq.

Si stemë, shqiponjën e zezë dy-krenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut si dhe himnin “Rreth flamurit të përbashkuar”.

Gjithashtu është raportuar se 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar, është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të Shqiptarëve në Malin e Zi.

Nga ana tjetër, Këshilli Kombëtar Kroat në Mal të Zi do të përdorë flamurin dhe stemën e Republikës së Kroacisë kurse Këshilli i Romëve në Mal të Zi, ka vendosur të përdorë flamurin kaltër e gjelbër të miratuar në vitin 1971. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!