Presidenti i Republikës Ilir Meta në një status në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për situatën e ndërtimeve në qytetin e Durrësit.
Ndërsa thekson se tashmë është “koha për drejtësi”, ai shkruan se transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit, është zgjidhja e vetme.
Statusi:
Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.
Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme.
KOHA PËR DREJTËSI!