Në festivalin e ekranit që po zhvillohet në Shkodër e ftuar është edhe një nga emrat e njohur të botës se artit. Ra de Martioni merr pjesë me filmin “Controfigura”.
Ra di Martino është një prej emrave të njohur të botës së artit, pasi filmat e saj, instalacionet dhe fotografitë janë ekspozuar e shfaqur në shumë festivale filmi, nga Italia, në Neë York, Berlin, Londër e shumë shtete të tjera të botës. Për herë të parë ajo ka mbërritur në tokën Shqiptare, për t’iu bashkuar festivalit të ekranit me filmin e saj “Controfigura”. Ky film është shfaqur për herë të parë në Bienalen e Venecias në vitin 2017 si dhe në festivalin “Lo schermo dell’arte”, po atë vit.
Ra di Martino: “Është hera e tretë që bashkëpunoj me “Schermo dell’arte. Do prezantoj filmin tim që më herët kam marrë pjesë ne Bienalen e Venezias, apo në Firence. Më duhet ta pranoj që është e vështirë të bësh një film jo komercial. Duhet ta bësh me mbështetjen e njerëzve profesionistë e që njohin punën tënde. Jam e kënaqur për realizimin.”
Regjisorja italiane e pyetur nëse njeh artistë Shqiptarë dhe kinematografinë e vendit tonë, shprehet:
Ra di Martino: “Njoh disa artistë shqiptarë, që udhëtojnë në vende të ndryshme, por njoh shumë pak kinematografinë shqiptare dhe nuk di çfarë të them”.
Ra Di Martino është diplomuar në Chelsea College of Art dhe Slade School of Art. Pasi kaloi disa vite në Londër dhe Nju Jork, tani jeton dhe punon në Itali. Me dokumentarin The Show Must Go On mori pjesë në Festivalin e Filmit të Venecias, ku fitoi çmimet SIAE dhe Gilo Pontecorvo, “Special Mention” në Salina DocFest, çmimin Nastro d’argento për filmin dokumentar më të mirë në 2015 dhe në 2017 si dhe mori pjesë përsëri në Festivalin e Filmit të Venecias me filmin “Controfigura”. /abcnews.al