Një tërmet politik e ka quajtur përfaqësuesi i PS në komisionin për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ndryshimet për formulën e koalicioneve në Kodin Zgjedhor. Kaq ka mjaftuar që në Kuvend të shpërthejnë komentet nga ana e deputetëve për termin e përdorur nga deputeti socialist.
Gjiknuri tha se në asnjë vend tjetër të botës nuk ka formulë koalicionesh ashtu siç ishte në Shqipëri para ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut. Ai deklaroi se ndryshimet kanë qenë të kushtëzuara për t’iu përmbajtur marrëveshjes së 5 qershorit.
“Partia Socialiste përmes dy ekspertëve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë paraqitur një projektligj. Kur sollëm propozimet këtu edhe kur dëgjova disa nga parafolësit në lidhje, Opinioni publik e di se u ndoq një proces që përfshiu edhe opozitën parlamentare. Do të thotë se në atë që ne kemi paraqitur kemi qenë të kufizuar vetëm në ndryshimet kushtetuese pa prekur elementë të tjerë sepse nuk na lejon marrëveshja e 5 qershorit. Mund të mos kemi bërë ndryshime të mira kushtetuese por tani ato janë fakt i kryer.
Ne i kemi duart e lidhura si komision për të reflektuar ato elementë që nuk prekin kodin zgjedhor. Projektligji reflekton ndryshimet kushtetuese të korrikut. Kushtetuta parashikon që në zgjedhje konkurrojnë partitë politike dhe zgjedhësit që ata propozojnë. Kushtetuta nuk përmend fjalën koalicion por nuk mund të ndalojë organizimet politike. Është parashikuar që partitë të krijojnë koalicionet e tyre. Po të kemi lista të hapura dhe parti të hapura krijohet dizavantazh për zgjedhësit. Unë sfidoj ekspertizën e Kuvendit që të sjellë një model me lista të hapura apo të mbyllura që ka formulën e koalicionit siç e kishin ne në kodin zgjedhor. Ndodhi një tërmet politik që prishi një traditë se kanë qejf fjalën tërmet prandaj e them unë. Unë e thashë për provokim. Fjala tërmet ka dimensione të shumta. Ndodhi një lëvizje tektonike politike. Formulimi që kemi bërë, thuhet se partitë kanë përcaktuar që në marrëveshje se cilët numra në listë do t’i përkasin kujto partie.
Për shembull, Lulzim Basha numri 1 në Tiranë, Monika Kryemadhi numri dy dhe treshin ja lemë Shpëtim Idrizit. Unë po tregoj si do jenë listat e opozitës sipas mendimit tim! Si e mendoj unë listën po të isha Lulzim Basha, po s’jam. Elektorali është i qartë, edhe numri 2 edhe numri 5 është i qartë i LSI-së! Pra nëse zgjidhet, Monika atje thotë është mandati i LSI-së. Numri 5 zgjidhet Brahimllari, pra ata janë të qartë dhe formojnë grupin e tyre parlamentar“, tha Gjiknkuri./mv. abcnews.al

