Një zyrtar i lartë i NATO-s u ka bërë thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë që t’i japin fund konfliktit në rajonin e Nagorno-Karabakut.
Të dy palët “duhet të ndalojnë menjëherë konfliktin” , tha James Appathurai, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore.
Ai gjithashtu bëri thirrje për rinisjen e negociatave për një zgjidhje paqësore të çështjes.
LEXO EDHE: Shpërthyen luftimet, për çfarë përplasen Azerbajxhani dhe Armenia?
“NATO mbështet përpjekjet e Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, “ shtoi ai.
Grupi i Minskut, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, u krijua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit Nagorno-Karabak.
Ndërkaq, dy vendet janë përplasur ushtarakisht të dielën në rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut dhe deri më tani flitet për 16 viktima dhe të paktën 100 të plagosur. g.v/abcnews.al