Në Kosovë ditën e sotme janë shënuar 3 viktima nga koronavirusi, 113 të shëruar dhe 47 raste të reja me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Ferizaj dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK)”, njofton IKSHPK.
Rastet pozitive janë: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë dhe numri i përgjithshëm i atyre që e kanë fituar betejën ka arritur në 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572. db/Abcnews.al


