Erhun Obanor ka ndjekur dje miqësoren mes Kukësit e Vllaznisë dhe pas saj ka dalë krah trajnerit Skënder Gega, me të cilin është përshëndetur. Nigeriani dhe verilindorët nuk kanë rënë dakord për të nënshkruar kontratën e re.
Në klubin e Kukësit shprehen se kërkesat financiare të Obanor kanë qenë të larta dhe bashkëpunimi ishte i pamundur të vijonte. Mbrojtësi qendror ishte një nga lojtarët më të spikatur vjet te Kukësi dhe normalisht largimi i tij lë një boshllëk të madh.
DËMTIMET – Miqësorja me Vllazninë nuk shkoi mirë për Kukësin, pasi që në pjesën e parë u dëmtua sulmuesi Goldberg Cooper. Shtatlarti doli nga fusha e blertë duke çaluar, pas një përplasje me një nga lojtarët e kuqebluve.
Pak minuta më pas e pësoi edhe Albin Gashi, i cili mori një goditje në fytyrë. Në atë moment edhe trajneri Gega nuk u përmbajt, duke u futur në fushë dhe duke u kërkuar futbollistëve të jenë më të qetë. / abcnews.al