ABC News mëson dinamikën e plotë të ngjarjes, ku u vra 71 vjeçari Lefter Zhidru.
Një nga efektivët e RENEA-s që mori pjesë në aksion, tregon për ABC News se, 71 vjeçari fillimisht u qëllua me armë tip MP4 nga një distancë e vogël, duke u marrë një plumb në kraharor.
Teksa ishte i plagosur, ai u kërkoi ndihmë punonjësve të policisë. Gjatë këtyre thirrjeve, efektivët shemben derën dhe u përballën sërish me breshërinë e plumbave. Pikërisht në këtë moment, forcat RENEA hodhën gaz lotsjellës, por Zhidru vazhdonte të qëllonte.
Në këtë situatë, dhe në kushtet e vetëmbrojtjes, është urdhëruar që ai të eliminohet nga një snajper, i vendosur përballë pallatit 5-katësh.
Gjatë gjithë operacionit, forcat e policisë e kanë mbajtur Zhidrun në mbikëqyrje me kamera termike. Kjo gjë dëshmohet edhe nga momentet kur drejtuesit e lartë të policisë kalojnë pranë pallatit të Zhidrus, pasi u siguruan që ai ndodhej në krahun tjetër të banesës.
Lexo edhe: Bashkëshortja dhe fëmijët të pranishëm, përcillet për në banesën e fundit Lefter Zhidru
Pas ngjarjes, policia gjeti në banesën e tij, tritol e disa municione.
Ndërsa në këtë video të siguruar nga ABC News, Zhidru shfaqet duke përgatitur tritolin për shpërthim, veprim ky që nëse do të ishte realizuar rrezikonte jetën e dhjetëra banorëve që ndodheshin brenda banesave të tyre në pot ë njëjtin pallat 5-katësh. /abcnews.al/