Shqipëri-Gjermani, Ahmetaj: Shkëmbyem 464 milionë euro për vitin 2017

schedule22:33 - 25 Maj, 2018

schedule 22:33 - 25 Maj, 2018

Përmes ambasadores gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, përcolli falenderime drejt Gjermanisë dhe kancelares Angela Merkel.

Mirënjohja për mbeshtetjen e dhënë ndaj Shqipërisë u shpreh gjatë një aktiviteti për 30 vjetorin e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman. Ministri Ahmetaj e cilësoi Gjermaninë si një nga partnerat kryesore të Shqipërisë nga vendet e BE me një  shkëmbim tregtrar prej 464 milionë euro për vitin 2017.

Po sipas ministrit, në vitet 2016-2017 janë mbi 100 milionë euro financime për mbështetjen e programeve zhvillimore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!