Vizitat mjekësore i ka kaluar me sukses dhe Luis Suarez është zyrtarisht futbollist i Atletico Madrid. Sulmuesi uruguaian u largua pas 6 sezoneve të kaluara te Barcelona, aty ku fitoi 1 Champions League, 4 tituj kampionë, po kaq Kupa Mbreti, 2 Superkupa Spanje, 1 Superkupë Europa dhe 1 Botëror për klube.
??????. ??????. ?????????.
✍ @LuisSuarez9 has signed his contract and is officially a Red & White player ?
? ???????!
? #AúpaAtleti pic.twitter.com/E3susK5spa
— Atlético de Madrid (@atletienglish) September 25, 2020
33-vjeçari ishte pranë kalimit te Juventusi, por në fund zgjodhi ofertën e “Los Colchoneros”. Suarez ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin spanjoll, duke plotësuar dëshirën e madhe të trajnerit Diego Simeone, i cili e donte me çdo kusht në skuadër.
?⚪ #SuárezRojiblanco@LuisSuarez9 passed his medical at @ClinicaNavarra before signing his contract ?
? #AúpaAtleti pic.twitter.com/a7bgmPHKLR
— Atlético de Madrid (@atletienglish) September 25, 2020
“El Pistolero” pritet të formojë një dyshe fantastike në repartin e sulmit të Atleticos me Joao Felix. Bomberi latin sjell eksperiencë, gola dhe uri të madhe për të fituar trofe. Aventura e tij në La Liga vazhdon, por tashmë si lojtar i Atletico Madrid. /abcnews.al