“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për Riccardo Migliori-n

schedule15:17 - 25 Maj, 2018

schedule 15:17 - 25 Maj, 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi në një ceremoni të veçantë, ish-Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Riccardo Migliori, titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, theksoi se ish-Presidenti i OSBE-së ka vendosur dhe mbajtur një raport të veçantë me Shqipërinë, duke dhënë mbështetje në procese kyçe të historisë moderne.

Të pranishëm në ceremoninë e dekorimit ishin kryetarët e partive opozitare, ish-Kryeministri, Sali Berisha, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-s,George Tsereteli, deputetë të Partisë Socialiste dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!