Detaje të reja kanë dalë nga momentet e fundit përpara ekzekutimit të Lefter Zhidrut ditën e djeshme në Elbasan.
Sipas informacioneve 71-vjeçari Zhidru nuk dorëzohej se mendonte se kishte vrarë dy kalimtarët të cilët në fakt mbetën të plagosur.
“Siç vrava ata do iu hedh trutë në erë dhe ju”, mësohet tu ketë thënë forcave speciale i moshuari.
Zhidru ka kërkuar të flasë fillimisht me djalin.
I është mundësuar biseda me të birin në Greqi, por ai nuk i është bindur lutjes së tij për tu dorëzuar.
Më pas ka folur edhe me dy miqtë e tij më të afërt në Elbasan, të cilët kanë insistuar që 71-vjeçari të dorëzohet, dhe kanë kërkuar të ngjiten në banesën e tij, por Zhidru është treguar agresiv.
“Mos hajdeni se ju hedh edhe juve trutë në erë”, u ka thënë ai.
Lefter Zhidru u vra pasditen e djeshme nga forcat “RENEA”, në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan, pas 5 orësh negociata.
I moshuari dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 13-vjeçare, mori armën dhe shkaktoi terror në qytet duke plagosur dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij.
N.D./abcnews.al