Moti do të ndryshojë duke nisur nga mbrëmja e së premtes në të shtunën.
Ky është parashikimi që bëjnë qendrat meteorologjike greke, ndërsa shtohet se karakteristikat kryesore të këtyre ndryshimeve janë ulje të temperaturave dhe shira të shoqëruara me stuhi. Nga këto ndryshime pritet të preket kryesisht zona e Jonit, Egjeu Verior si dhe Greqia qendrore.
Në hartat e publikuara duket se preket edhe një pjesë e mirë e vendit tonë, shkruan abcnews.al
Gjatë të shtunës, temperatura në Jon dhe në rajon nuk do jenë të më larta se 24-26 gradë, ndërsa në pjesën tjetër të kontinentit dhe në Egje vlerat maksimale do të arrijnë 31 deri 33 gradë.
Moti pritet që të përmirësohet gradualisht nga e diela. s.b/abcnews.al/