Inteligjenca Artificiale po transformon mënyrën se si njerëzit punojnë dhe përballojnë përditshmërinë, duke reduktuar kohën dhe ngarkesën mendore.
Eksperti i IT-së, Ermand Mertenika, në një intervistë për “Faqja4”, theksoi se zhvillimi i AI ka sjellë përfitime të rëndësishme në arsim, ekonomi, shëndetësi, industri dhe sektorin automobilistik.
Sipas tij, teknologjia duhet të përdoret dhe menaxhohet me kujdes nga njerëzit, pasi mbetet një krijim i tyre dhe nuk mund të veprojë në mënyrë autonome.
Mertenika vlerësoi gjithashtu rolin e AI si një “mik digjital”, ndërsa ngriti shqetësimin se përdorimi i saj mund të ndikojë në jetën sociale dhe marrëdhëniet mes njerëzve.
“Ne tani po i zgjidhim punët në mënyrë mjaft të thjeshtuar, duke evituar koston e kohës. Ky zhvillim masiv duhet që të limitohet nga njerëzit, duhet të dimë se si të përdorim trurin artificial. Truri elektronik i përdor të dhënat shumë herë më mirë se sa ne. Inteligjenca Artificiale është një rreth i gjerë, që përfshin çdo aplikacion në shkallë më të gjerë. Zhvillimi masiv i robotëve humanouidë, ka bërë qasjen e empatisë artificiale.
Inteligjenca Artificiale asnjëherë nuk mund të bëhet e frikshme dhe të na kthehet në bumerang. Ne na ka thjeshtëzuar përditshmërinë. Kosoja e kohës dhe ajo mentale që ne harxhojmë është reduktuar. AI është thyer në mikun tonë digjital. Janë evoluar aq shumë saqë ne edhe për aspekte profesionale na ka ndihmuar.
Gjithmonë jam pro të asaj jete të 30 viteve ku kishim një jetë më sociale, kurse tani ka sjellë një lloj indiferizmi dhe të mbylljes sociale. Fëmijët në shkolla me anë të Inteligjencës Artificiale mësojnë më shpejt. Ka ndikuar pozitivisht në sektorin ekonomik, industrial, shëndetësor dhe atë të automobilar. Inteligjenca Artificiale nuk mund të veprojë në një autonomi. Ashtu sikurse ta komandosh, ashtu vepron, kurrë nuk mund të jetë autonom, është no sens. Është diçka që ne e krijojmë dhe e vetë menaxhojmë”, tha eksperti i IT.

