Prej më shumë se 5 orësh lagja “11 Nëntori” në Elbasan u kthye ditën e sotme në një skenë terrori.
71-vjeçari Lefter Zhidru qëlloi me breshëri ndaj forcave të policisë, ndërsa nuk iu bind thirrjeve për t’u vetëdorëzuar.
Policia mori informacion se i moshuari kishte në banesë municion luftarak, dhe për pasojë kjo solli ndërhyrjen e forcave RENEA.
LEXO EDHE: Kishte vënë tritol te dera! Detaje nga operacioni i ekzekutimit në Elbasan, fqinjët: Ishte ushtarak
71-vjeçari kishte vendosur në kallëp tritoli tek dera dhe për rrjedhojë i moshuari u ekzekutua, pas kishte refuzuar të dorëzohej.
Abcnews.al sjell pamjet nga momenti i aksionit të forcave të specializuara RENEA. Prej disa orësh ata u munduan të neutralizojnë të moshuarin, por ky i fundit nuk u bind.
Ndërkohë, e gjitha ngjarja është përjetuar nga banorët e zonës, të cilët ishin dëshmitarë të breshërive të armëve dhe shpërthimeve. g.v/abcnews.al