Po terrorizon Elbasanin, vajza i kërkon të atit të dorëzohet, RENEA mund të futet me gaz lotsjellës

schedule15:48 - 24 Shtator, 2020

schedule 15:48 - 24 Shtator, 2020

Abcnews.al mëson se vajza e Lefter Zhidrus, po negocion përmes telefonit me të atin për ta bindur që të dorëzohet.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se nëse nuk do të dorëzohet, RENEA mund të ndërhyjë edhe me gaz lotsjellës për ta neutralizuar në banesë.

Lefter Zhidru është me origjinë nga zona e Xarrës, Sarandë. Prej rreth 5 vitesh ai kishte ardhur nga Saranda në Elbasan.

Në lagjen ku jeton në Elbasan, i moshuari njihet si tip problematik. Prej orës 13:00 të ditës së sotme kur nisi konflikti me gruan dhe që më pas qëlloi në drejtim të policisë, i moshuari vijon që të qëndrojë në banesë duke mos pranuar që të dorëzohet.

Nga të shtënat e tij me kallashnikov u plagosën dy të rinj, kalimtarë në lagje ku po vijon ngjarja e rëndë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!