Ish-futbollisti i Chelsea, Chris Sutton, tashmë analist në studiot televizive sportive në Angli, ka kritikuar ashpër portierin e Bluve të Londrës, Kepa Arrizabalaga, pas gabimit të këtij të fundit në takimin kundër Liverpool, ku i dhuroi një gol Sadio Mane.
“Mund të shpenzosh një thes me para për të përforcuar sulmin tënd, por çfarë ka kuptimi ka ta bësh për një portier që nuk pret? Kepa i ka kushtuar Chelseat 78 milionë euro në 2018-ën, por nuk ka qenë kurrë në gjendje të bëhej portieri që të gjithë prisnin.
Është konrmuar blerja më e keqe e Chelseat në Premier League. Futbolli të jep gjithmonë mundësinë ta nisësh nga e para, por Lampard duhet të provojë të fitojë një trofe që në këtë sezon, por kështu nuk është e mundur”, u shpreh Sutton./abcnews.al
https://twitter.com/Asfrancisoffi1/status/1307794560400207874