Partizani fiton në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe mban hapin e kryesuesve

schedule16:21 - 22 Tetor, 2017

schedule 16:21 - 22 Tetor, 2017

Partizani arriti fitoren e tretë radhazi në Superligë, duke mundur Vllazninë në Shkodër. Pavarësisht se kryeqytetasit po ngjiten në renditje, sërish nuk po bindin me lojë.

Situata është krejt tjetër.
Partizani humbës, I vendeve të fundit dhe I paaftësisë për të shënuar tashmë nuk ekziston më.
Në fushë është ekipi me historinë e madhe, dhe që po përpiqet të jetë I tillë edhe këtë sezon, gjë që me statistika po e realizon.
Fitorja në Shkodër ndaj Vllaznisë I dha fitoren e tretë radhazi, e mbajti me ritmin e Kukësit dhe Skënderbeut dhe ende me shpresa për titullin.
A mund të thuhet se Partizani I Iulianos është ai I duhuri?
Për fat të keq, jo, pasi edhe pse fitoi me golin e shënuar nga Basrak, luajti dobët, ashtu siç luajti dobët edhe Vllaznia.
Më e justifikuar kjo për shkodranët, me shumë probleme së fundmi, derisa u largua trajneri Cungu dhe u zëvendësua me Gjokën, por aspak për Partizanin.
Kryeqytetasit nuk bindën aspak, duke mos pasur lojë të rrjedhshme e duke u bazuar më shumë tek veprimet individuale.
Nga frika e pësimit të golit, miqtë kishin shpesh herë edhe 9 lojtarë në mbrojtje, dhe padyshim që kjo I pengonte për të dalë shpejt në sulm.
Padyshim ndikuan edhe mungesat, pasi të kuqtë ishin pa dy sulmuesit kryesorë, Edgar Çanin e dëmtuar që më parë, dhe Xhevahir Sukajn që u lëndua në përballjen ndaj Luftëtarit.
Vllaznia pati më shumë zotërimin e topit, por nuk qe e zonja të rrezikonte seriozisht portën e Alban Hoxhës.
Fitorja minimale e ngjiti Partizanin në kuotën e 11 pikëve, pesë më pak se Skënderbeu e Kukësit që janë në krye, ndonëse korçarët ende nuk e kanë luajtur ndeshjen e tyre të javës së 7-të të Superligës.