Një 27-vjeçar me origjinë nga Shqipëria ndërroi jetë në mënyrë tragjike një natë më parë në Kretë të Greqisë.
Mediat greke bëjnë me dije se i riu ishte duke drejtuar një motorçikletë teksa humbi kontrollin duke u përplasur me një makinë në aksin rrugore Paleochori – Agios Nikolaos.
Përplasja ishte e fortë duke mos i dhënë asnjë shans të riut shqiptar.
Pas aksidentit ai u dërguar menjëherë në spital, ku mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë. /abcnews.al