Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se numri në total i rasteve të konfirmuar pozitiv me COVID-19 ka arritur në 15,063, ndërsa 613 persona kanë humbur jetën.
Po ashtu autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 12, 570 pacientë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shpreh se ndonëse COVID-19 po përhapet me ritme të shpejta, Ministria Shëndetësisë po përgatitet për çdo situatë.
Sakaq Zenaj njoftoi në ditët në vijim do të jetë gati spitali COVID, me 500 shtretër në Prishtinë.
/abcnews.al/