Prokuroria e Tiranës ka dërguar një letërporosi drejt Skocisë për llogari të hetimit të nisur pas dyshimeve të ngritura për mënyrën e financimit të kontratave lobuese të Partisë Demokratike në Uashington.
Përmes kësaj letërporosie pala shqiptare do të kërkojë informacion për kompaninë “Biniata Trade”, kompani e regjistruar “Off shore”, por me aktivitet në këtë vend.
Në kërkesën e drejtuar autoriteteve skoceze Prokuroria kërkon të marrë dijeni në lidhje me aksionerët, apo aktivitetin e kësaj kompanie.
Kjo letërporosi është e dyta në radhë gjatë këtij hetimi. Më herët prokuroria i kërkoi informacion në rrugë zyrtare SHBA-ve në lidhje me lobuesin Nick Muzi. /abcnews.al