Një 35-vjeçar, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është vënë në pranga në Korçë. Mësohet se Zalmir Qyteti, u vu në pranga për posedim dhe organizim të shpërndarje të lëndëve narkotike.
Qyteti, njoftohet po ashtu që të jetë subjekt i OFL, pasi i është dhënë formulari për deklarimin e pasurisë.
Ndërsa, në gjendje të lirë janë proceduar 7 qytetarë të tjerë. Ndërsa, janë sekuestruar sasi e dyshuar heroinë në gjendje të ngurtë dhe e ndarë në doza gati për shitje, kokrra metadoni dhe sasi prokusori.
Me anë të shtatë të proceduarve bëhej shpërndarja e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon, sasi të cilat këta qytetarë i blinin tek 35-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit.
Zalmir Qyteti rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/