Kurz i kënaqur me marrëveshjen e Washingtonit, kërkon zbatim të saj

schedule12:48 - 19 Shtator, 2020

schedule 12:48 - 19 Shtator, 2020

Kancelari austriak, Sebastian Kurz e ka vlerësuar lartë marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa i ka përgëzuar liderët e Kosovës dhe Serbisë për gatishmërinë e bashkëpunimit, nga i cili sipas tij përfitojnë të gjitha shtetet e rajonit.

Shefi i qeverisë austriake këto komente i bëri pas takimit që pati në Bernë me presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga.

Mediat ndër të tjera bëjnë me dije se sipas tij, tashmë u mbetet palëve që ta respektojnë dhe zbatojnë këtë marrëveshje, e po ashtu edhe ato të nënshkruara në Bruksel.

Kurz iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta harrojnë të kaluarën e hidhur dhe të mendojnë për të ardhmen./abcnews.al